Arte
Ekspozita ‘Woman Take the Floor’ që shfaq vetëm vepra arti nga gratë
Demokracia
16:57 | 19 Prill 2021

Share:

Në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston, artisteve gra u është dhënë e drejta për një ekspozitë ku shfaqet vetëm puna e grave.

Në historinë e artit, gratë tradicionalisht janë trajtuar si objekte – krijesa të bukura që magjepsin, joshin dhe frymëzojnë. Mirëpo në ekspozitën “Women Take the Floor”, e cila do të zgjatë deri më 28 nëntor, janë vendosur më shumë se 200 vepra arti të punuara nga grate duke t’iu dhënë atyre hapësirën që nuk e kishin në të kaluarën.

“E gjithë çështja është që të njohim emrin e këtyre artisteve që janë po aq të merituara sepse gratë nuk morën asnjëherë të njëjtën vëmendje si burrat në shtyp dhe nga kritikët e artit”, tha kuratorja e ekspozitës Nonie Gadsden.

Ekspozita është e ndarë në shtatë seksione dhe përfshinë artin e tekstilit dhe fibrave që shënuan ngritje në vitet 1960, punime nga Lenore Tawney dhe Sheila Hicks si dhe punime nga aksionet e viteve 1950 e tutje.

Një nga galeritë më mahnitëse të ekspozitës është seksioni i quajtur “Gratë dhe abstraksioni në gjysmëshekull”, i cili gjurmon artistet gra si Carmen Herrera, Olga Lee dhe Maud Morgan. Ky seksion nuk është i kufizuar në pikturë por përfshin edhe qeramikë, orendi dhe printime.

Ekspozita u realizua sepse u pa se ishte e rëndësishme të viheshin në pah piktoret abstrakte gra, pasi akoma ekziston një rrëfim i artistëve burra si forcë kryesore e lëvizjes. /Demokracia.com/

Grace Hartigan - Masquerade, 1954

Maija Grotell - Vase, about 1942

Joan Mitchell – Chamonix, about 1962.

Të ngjashme