Kuriozitete
Eksploruesit gjejnë në një akullnajë kamera të 85 vjetësh
Demokracia
08:11 | 06 Nëntor 2022

Share:

Kërkimi për thesare të humbura ka qenë prej kohësh një element kryesor i legjendës së udhëtimit.

Tani, shtatë muaj pas zbulimit të anijes “HMS Endurance” të Ernest Shackleton, vjen një zbulim i ri, që janë kamerat e eksploruesit Bradford Washburn, të humbura në një akullnajë të largët malore 85 vjet më parë.

Kamerat u morën nga ekipi i Postës, së bashku me pjesën tjetër të pajisjeve, ku dy prej tyre ishin ende të ngarkuara me film, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Tani ato i janë dorëzuar ekipit të Parks Canada, i cili do të përpiqet të zhvillojë fotot.

Post i thotë CNN se idenë për ekspeditën e kishte dy vjet më parë kur e lexuan “Ikja nga Lucania”, e cila tregon historinë e ekspeditës Washburn-Bates.

“Në epilog ata fluturojnë mbi zonë dhe Washburn thotë: ‘Duhet të kthehemi dhe të kërkojmë atë pajisje’. Gjashtë muaj më vonë unë ende po mendoja për të”, tha njëri përfaqësues.

 

Të ngjashme