Lajme
Eksperti i sigurisë kibernetike ngrit dyshime pas reagimit të MF-së
Demokracia
20:41 | 28 Shkurt 2021

Share:

Gjatë ditës së sotme është hakuar Ministria e Financave, saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri më tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Hekuran Doli ka ngritur dyshime lidhur me pohimet e Ministrisë së Financave se sulmi i sotëm kibernetik kundër sistemit informativ të tatimit në pronë ka përfunduar pa ndonjë dëm të madh.

Ai në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shtruar pyetjen sesi hakerët kanë arritur të kenë qasje në Regjistrin Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

I gëzuar të dëgjoj konstatimin e menjëhershëm se tentativa për sulm kibernetik nuk paska qenë e suksesshme, pavarësisht se një konstatim i tillë do të duhej të sillej në bazë të një analize të detajuar të situatës, e cila në rastin më të mirë do të zgjaste më shume se kaq. Sido që të jetë kjo më bën të gëzuar. Mirëpooooo…… njoftimi i MF po thotë se hakerët kanë shfrytëzuar të dhënat personale të qytetarëve të marra nga regjistrit civil. E në regjistër civil qysh morën qasje?”, ka shkruar Doli, përcjell Demokracia.com.

I gezuar te degjoj konstatimin e menjehereshem se tentativa per sulm kibernetik nuk paska qene e suksesshme, pavaresisht…

Posted by Hekuran Doli on E Diele, 28 Shkurt 2021

Ndryshe, Ministria e Financave sot ka bërë të ditur se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë, më saktësisht shërbimi online për shtypjen e faturës së tatimit në pronë është tentuar të keqpërdoret nga sulmues kibernetikë të pa-identifikuar deri më tani, të cilët kanë përdorur të dhëna personale të Regjistrit Civil të Kosovës përmes të cilave kanë tentuar të lexojnë të dhënat e faturave të tatimit në pronë.

Ministria e Financave siguron qytetarët se sulmi i tentuar nuk ka arritur të cenojë integritetin dhe sigurinë e sistemi informativ në fjalë, ndërkohë që rasti është paraqitur dhe se tani me të po merren organet kompetente. /Demokracia.com/

Lexo edhe: 

Ministra e Financave jep detaje rreth sulmit të sotëm kibernetik

Të ngjashme