Sport
Ekskluzive: Derbi midis Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet sërish pa tifozë
Demokracia
12:38 | 07 Nëntor 2022

Share:

Gjilani – Drita e zhvillojnë këtë mesjavë kryendeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Stadiumi me bari sintetik në Gjilan do të jetë vendtakim i dy rivalëve të përbetuar lokal me fillim nga ora 13:00, raporton Demokracia.com.

Në atë stadium do të takohen futbollistët e dy skuadrave, por jo edhe tifozeritë e zjarrta të dy klubeve nga i njëjti qytet.

Sikurse derbi i kaluar, edhe ky duel ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, për shkak të sigurisë, ngase stadiumi me bari sintetik në Gjilan nuk plotëson kushtet për një ndeshje si kjo.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për Demokracia.com nga burime të SC Gjilanit, klub ky nikoqir i derbit të mesjavës.

Gjilani ka 23 pikë në pozitën e katërt. Drita pozicionohet në vendin e parë me 31 pikë gjithsej.

“Kuqebardhët” që janë në cilësinë e vendasit do të synojnë “hakmarrjen” ndaj rivalëve të tyre për humbjen 4:1 të shkaktuar në derbin e kaluar./Demokracia.com/

Të ngjashme