Lajme
Njëri nga të plagosurit mbrëmë në Pejë është pjesëtar i FSK-së
Demokracia
14:17 | 23 Maj 2024

Share:

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bëhet fjalë për J.B. i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.

Nga FSK-ja kanë konfirmuar se i plagosuri J.B. është pjesëtar i tyre.

“E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.

Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mëngjesin e sotëm, policia kishte arritur të arrestonte një tjetër person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar dorasin ndihmuar pas kryerjes së veprës.

Policia ka bërë të ditur se Agron Gashi është recidivist i veprave penale.

Të ngjashme