Sport
Edon Zhegrova po monitorohet nga gjiganti evropian
Demokracia
09:15 | 14 Prill 2022

Share:

Klubi i Milanit ka shprehur interesim për futbollistin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Lajmi është bërë i ditur  nga gazeta e madhe italiane, “Calciomercato”.

Raportohet se drejtuesit e Milanit po e vëzhgojnë situatën e Zhegrovës te Lille pas paraqitjeve të mira që ka treguar në ndeshjet e fundit.

Zhegrova iu bashkua kampionit në fuqi të Francës në janar nga Baseli dhe deri më tani ka dy gola në gjashtë paraqitje në Ligën 1.

23-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026./Demokracia.com/

Të ngjashme