Sport
Edi Reja drejt largimit nga Kombëtarja shqiptare, mësohet pasuesi i tij
Demokracia
16:12 | 01 Nëntor 2022

Share:

Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të kombëtares shqiptare do të marrë fund pas përfundimit të kontratës me kuqezinjtë.

Sipas “Sport Italia” raportohet se timonieri më i ri i kombëtares shqiptare do të jetë Luigi Di Biagio.

Sipas burimit në fjalë thuhet se Federata Shqiptare e Futbollit është afër marrëveshjes me ish-teknikun e U21.

Kontaktet vazhdonin prej javësh, por tani duket se gjithçka po ecën në rrugën e duhur dhe me shumë gjasa Di Biaxhio mund të zbarkojë për të marrë në dorë frenat e kuqezinjve.

Ndër të tjera, “Sport Italia” raporton se ai mund të jetë në pankinën e kuqezinjve në miqësoren me Italinë./Demokracia.com/

Të ngjashme