Lajme
Edhe Vatikani është i gatshëm të ndërmjetësojë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës
Demokracia
13:09 | 28 Shkurt 2022

Share:

Vatikani është i gatshëm “të lehtësojë” një dialog midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha të hënën Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin.

Parolin, i cili është zyrtari numër një i Vatikanit pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se ai beson se “ka ende dhe gjithmonë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë.” , shkruan CNN, transmeton Demokracia.com.

Parolin shtoi se Vatikani ka ndjekur me “vëmendje të madhe ngjarjet në Ukrainë” dhe se ofron “gatishmërinë e tij për të lehtësuar dialogun me Rusinë”, duke shtuar se “është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë palët për të rifilluar këtë rrugë”.

Kujtojmë se Papa Françesku ka folur edhe një herë të dielën mbi konfliktin gjatë lutjes së tij javore Angelus dhe u kërkoi besimtarëve të luten.

Ai ftoi të gjithë “të bëjnë 2 marsin, të mërkurën e hirit, një ditë lutjeje dhe agjërimi për paqen në Ukrainë”./Demokracia.com/

Të ngjashme