Lajme
Edhe në Shqipëri fëmija i parë për 2023 është vajzë
Demokracia
09:45 | 01 Janar 2023

Share:

Fëmija i parë i vitit 2023 edhe në Shqipëri është një vajzë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga fëmijët e parë që lindën këtë vit.

“Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00”, u shpreh Manastirliu.

“Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë”, theksoi Manastirliu.

Ndryshe, edhe në Kosovë fëmija i parë i vitit 2023 ishte vajzë./kp

Të ngjashme