Lajme
Edhe në ditën e dytë të zgjedhjeve në Rusi – qytetarët po djegin qendrat e votimit dhe fletvotimet
Demokracia
13:15 | 16 Mars 2024

Share:

Rusët vazhdojnë të sulmojnë qendrat e votimit në zgjedhjet presidenciale.

Gjatë dy ditëve të zgjedhjeve janë bërë një numër i madh i përpjekjeve për t’i vënë flakën qendrave të votimit, së bashku me 19 raste ku kutitë e votimit janë prishur me ngjyrë.

Në rrjetet sociale janë publikuar një numër i madh i videove teksa rusët djegin fletëvotimet dhe qendrat e votimit.

Ndërkohë, një grua i vuri flakën në mënyrë spektakolare një qendre votimi në rajonin e Volgogradit të Rusisë.

Si përgjigje, Duma e Shtetit ka propozuar një dënim me 8 vjet burg për individët e përfshirë në këto sulme.

Ndryshe, Vladimir Putin pritet t’i fitojë pa problem zgjedhjet presidenciale pasi nuk ka asnjë kundërkandidat zyrtar ndërsa lider të opozitës janë në burg ose në mërgim.

Të ngjashme