Sport
Edhe Messi di të jetë i keq, sjellja e tij befason të gjithë
Demokracia
13:08 | 11 Shkurt 2021

Share:

Sevilla mori mbrëmë një fitore bukur të madhe ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit me rezultatin 2:0, transmeton Demokracia.com.

Përveç humbjes së katalunasve ajo që ra në sy ishte një sjellje josportive e Lionel Messit.

Kur rezultati ishte 1:0 për nikoqirin, Messi goditi me bërryl lojtarin e Sevillas, Joan Jordan, në një përpjekje për t’ia marrë topin që mbante në duar, pas jë ndërhyrje në argjentinasn.

Jordan menjëherë ra në tokë dhe i kërkoi gjykatësit të sanksiononte Messin, por argjentinasi u largua pa ndëshkim. /Demokracia.com

Të ngjashme