Sport
Ecuria interesante e Fulhamit: Në gjashtë edicionet e fundit, një në Premierligë, një në Championship
Demokracia
15:57 | 20 Prill 2022

Share:

Fulham nga sezoni që vjen do jetë pjesë e Premierligës në Angli. Të themeluar në 1879, skuadra me bazë në Londër pesë sezonet e fundit i ka kaluar mes ligës së dytë dhe elitës në Angli, duke mos pasur një stabilitet në rezultate.

Fitorja e djeshme 3-0 ndaj Preston i ka dhënë të drejtën skuadrës së Marco Silvas që të jetë mes më të mirëve sezonin që vjen në kampionatin elitar anglez, shkruan Demokracia.com.

Me gjashtë pikë më shumë se ndjekësit e Bournemouth, tanimë për Fulham ka siguruar titullin kampion në Championship dhe njëherit një vend në Premierligë edicionin tjetër.

Për skuadrën nga Londra nuk është i panjohur kampionati elitar i futbollit anglez, ngase ata kanë marrë pjesë në shumë edicione aty.


Por, ajo që është tejet interesante për t’u përmendur është fakti se në gjashtë vitet e fundit, ata luajnë një edicion në Premierligë, e një në Championship.

Në edicionin 2017/18, Fulhami bëri gara në Championship, por kishte arritur inkuadrimin në elitë. Megjithatë, vetëm pas një edicioni në Premierligë ata ranë sërish një kategori më poshtë.

Kjo ecuri Fulhamit iu përsërit deri në këtë edicion 2021/22./Demokracia.com/

Të ngjashme