Lajme
E tmerrshme| E mitura u dhunua seksualisht nga pesë meshkuj, prokuroria nis hetimet
Demokracia
11:33 | 29 Gusht 2022

Share:

Pesë meshkuj e kanë dhunuar një femër të mitur në Prishtinë gjatë së shtunës. Për këtë tashmë Prokuroria ka nisur hetimet.

Pasditen e së shtunës, një femër e mitur në Prishtinë është dhunuar seksualisht nga pesë meshkuj.

Në lidhje me këtë, tashmë janë arrestuar dy të dyshuar dhe kanë nisur hetimet për këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar për Demokracia.com, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”, ka thënë Ulaj për Demokracia.com.

Tutje ajo ka thënë se për momentin nuk mund të japin asnjë detaj.

“Ndaj rastit në fjalë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në koordinim me të gjitha institucionet relevante, andaj, meqë kemi të bëjmë me procedurë për të mitur, nuk mund të japim informata të tjera, për shkak të ruajtjes së integritetit të të miturve në procedurë”, ka treguar tutje Ulaj. /Demokracia.com/

Të ngjashme