Sport
E pyesin për ofertat mbi Muriqin, trajneri bën humor në konferencë
Demokracia
11:57 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Havier Agirre ishte i pranishëm në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme kundër Getafes.

Trajneri i Mallorcas ka shuar kureshtjen e gazetarëve, ku nuk kanë munguar edhe pyetjet në lidhje me Muriqin. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon në La Liga dhe në media është përfolur për një interesim të gjerë për shërbimet e tij në këtë merkato. Pyetjes në lidhje me interesimin ndaj në Muriqit, Agirre ka vendosur t’i përgjigjet me humor, duke dyshuar në vërtetësinë e lajmeve që qarkullojnë.

“Sa dallohet që je gazetar (qesh)… shumë skuadra thotë, si e shpike këtë? Parimisht nuk kam informacion nga drejtuesit e sportit që ka interes për të marrë ndonjë lojtar. Tregu është i hapur dhe mundet të ndodhë çdo gjë, është e vërtetë, por shpresoj që të mos jetë kështu. Por jam i kënaqur me atë që kam, shpresoj që askush të mos largohet. Nëse dikush na vidhet sepse oferta është e pakundërshtueshme, ne do të shikojmë ta zëvendësojmë me dikë. Por për momentin nuk ka plane që dikush të largohet dhe ne qëndrojmë të heshtur”, ka deklaruar Havier Agirre.

Të ngjashme