Lajme
E pritshme | Dimal Bashën nuk e pengon aspak koordinimi i VV-së me kriminelin serb, Milan Radojçiqin
Demokracia
21:00 | 11 Korrik 2023

Share:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Bashka, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar përgjimet, ku konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, ka biseduar me Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica” dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Basha ka thënë se po të kishte Qeveria Kurti koordinim me Radojiçiqin, ai do të ishte rehatuar në zyre te Kryeministrit dhe nuk do të arratisej në Serbi.

Tutje, ai ka thënë se gjithë kjo aferë po ndodh me qellim të rrëzohet kryeministri Kurti, pasiqë ky i fundit i ka lodhë “mashqit” e Vuçiqit në veri dhe të opozitës në jug të Kosovës.

“Me pas koordinim me Radojçiçin, tipi ish kanë n’kolltuk të Kryeministrit, e jo tu mshef në Serbi!

Me pas koordinim me Radojçiçin, Brigadat e Veriut dhe Mbrojtja Civile ishin shpall organizata bashkëpunuese, e jo organizata terroriste siç ka ba Albini”, ka shkruar Basha.

“Halli? Thjeshtë bre, janë ba bashkë me rrëzu Albinin se ia ka lodh Albini ‘mashqit’ edhe Vuçiqit në veri, edhe ktyne bosave në jug”, ka thënë ai tutje.

Të ngjashme