Kuriozitete
E pazakontë – binjakët në SHBA u lindën në ditë dhe në vite të ndryshme
Demokracia
12:30 | 03 Janar 2024

Share:

Një çift nga New Jersey në SHBA mirëpritën lindjen e binjakëve të tyre, por ajo që ishte e pazakontë është se u lindën në ditë dhe në vite të ndryshme.

Njëri prej binjakëve u lind më 31 dhjetor 2023 derisa tjetri më 1 janar të vitit 2024.

Nëna e tyre, Eva Humphrey, 34-vjeçare tha se kishte shkuar në spital më 30 dhjetor, mirëpo u kthye në shtëpi pas një alarmi të rrejshëm. Ditën tjetër, u kthye përsëri në spital.Babai i binjakëve Billy Humphrey shkroi në Instagram se të porsalindurit ishin special, pasi nuk u lindën në të njëjtin vit.

Të ngjashme