Sport
E para në histori të klubit: Me humbjen e thellë nga Sassuolo, Milani vendos rekord për të keq
Demokracia
19:17 | 29 Janar 2023

Share:

Një edicion pasi u shpall kampion i Italisë, Milani po përjeton një krizë të rezultateve e cila mund ta largojë lehtë nga gara për mbrojtjen e trofeut.

“Rossonerët” pësuan të dielën (sot) humbje shokuese 2:5 nga Sassuolo në stadiumin “San Siro”, shkruan Demokracia.com.

Paraprakisht, “kuqezinjtë” e drejtuar nga Stefano Pioli u mposhtën 4:0 nga Lazio në udhëtim dhe kësisoj ata kanë regjistruar tri humbje rresht dhe nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Me humbjen nga Sassuolo, Milani ka shkruar histori për të keq duke vendosur një rekord negativ e cila ka ndodhur për herë të parë në histori të klubit.

Siç njofton “Gracenote Live”, Milani ka pranuar minimum katër gola në dy ndeshje radhazi për herë të parë në histori.


Poashtu, hera e fundit kur Milani pësoi pesë gola në shtëpi ishte viti i largët 1997 kur Juventusi e kishte mposhtur 1:6.

Aktualisht, Milani mbetet në kuotën e 38 pikëve në vendin e katërt, kurse Sassuolo ngjitet në kuotën e 20 pikëve në pozitën e 16-të./Demokracia.com/

Të ngjashme