Sport
E kryer, Ziyech huazohet te Paris Saint-Germaini deri në qershor
Demokracia
23:11 | 31 Janar 2023

Share:

Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar transferimin e Hakim Ziyech nga Chelsea te Paris Saint-Germain.

Reprezentuesi maroken do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit në formë huazimi deri në fund të sezonit, shkruan Demokracia.com.

Ekzaminimet mjekësore të futbollistit maroken janë kryer dhe se pritet vetëm zyrtarizimi.

“PSG është gati të nënshkruajë me Hakim Ziyech, ja ku po shkojmë! Marrëveshja u arrit dhe u zhbllokua për një lëvizje huazimi deri në qershor, pa përfshirë klauzolën e opsionit të blerjes”, raporton Romano në Twitter.


Për futbollistin maroken ka pasur edhe oferta të tjera, megjithatë ai ua ka bërë të qartë “Bluve” se e dëshiron vetëm gjigantin francez.

29-vjeçari iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2022 kur u transferua nga Ajax për 40 milionë euro./Demokracia.com/

Të ngjashme