Sport
E konfirmuar: Dy skuadrat e Superligës së Kosovës përballen të mërkurën në miqësore
Demokracia
21:57 | 10 Janar 2023

Share:

Prishtina dhe Trepça ’89 të mërkurën do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore, në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit mitrovicas, shkruan Demokracia.com.

Sfida ndërmjet dy ekipeve të Superligës së Kosovës në futboll luhet në stadiumin “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë me fillim nga ora 14:00.

Prishtinasit dhe “Minatorët” nisën përgatitjet për pranverë pak ditë më parë.

Prishtina ka 27 pikë në pozitën e tretë, ndërkohë Trepça ’89 ka 19 pikë dhe pozicionohet në vendin e parafundit./Demokracia.com/

Të ngjashme