ShowBiz
“E ke hedhur shumë poshtë sa ishit në Big Brother” – Kiara i kundërpërgjigjet ndjekëses për Luizin
Demokracia
11:41 | 12 Dhjetor 2023

Share:

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u njohën në Big Brother VIP Albania 2, gjersa tashmë janë të martuar dhe po presin një fëmijë.

Ajo së fundmi ka publikuar një koment që ka marrë nga një ndjekëse në Instagram, e që ka të bëjë pikërisht me lidhjen e tyre.

“Për këtë arsye gjithmonë do ta kesh një pjesë të puzle-s mangu te Luizi se shumë poshtë e ke hedhur brenda asaj shtëpie me mijëra herë. Te publiku po e po se ne kemi parë çdo gjë kemi parë edhe dashurinë kur hyre herën e dytë”, ka qenë mesazhi që mori ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Tito nuk hezitoi të përgjigjej, teksa theksoi: “Sikur inati i tyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte më e mirë. Po ndërkohë, harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjete sociale, sa gjynah”.

Prezantuesja mes tjerash shtoi: “Ah nuk të shkon asgjë, po fytyrën e gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit apo kamerës, e ke problem ti për Zotin s’bëhesh se s’bëhesh”.

Ata konfirmuan se po bëhen prindër të një vajze.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024