Sport
E çuditshme se ku e festuan kualifikimin ndaj Barçës futbollistët e Eintracht Frankfurtit
Demokracia
15:06 | 15 Prill 2022

Share:

Gazetarja e “LaSexta”, Maria Garrido, regjistroi një skenë kurioze të futbollistëve të Eintracht Frankfurt duke u larë në plazhin e Barcelonës, pasi morën biletën për në gjysmëfinale të “Europa League” me fitoren e tyre befasuese në “Camp Nou” (2-3).

Lojtarët e Eintr ët e Eintracht Frankfurt shijojnë plazhin e Bar t shijojnë plazhin e Barcelonës celonës Pasi tifozët e Eintracht Frankfurt mbushën gjysmën e “Camp Nou” në ndeshjen e dytë çerekfinaleve të Ligës së Evropës, presidenti i Barçës, Joan Laporta foli për mediat e klubit. Aty tha se ishte për të ardhur keq që kishte kaq shumë tifozë gjermanë në tribuna dhe njoftoi se do të studiojë çfarë mund të ketë ndodhur në mënyrë që skenat si ato të djeshme në stadiumin e Barcelonës të mos përsëriten:

“Ajo që ka ndodhur në tribuna është një turp, që nuk mund të përsëritet. Duhet të përpunojmë informacionin që kemi për të ndërmarrë veprime, por është për të ardhur keq. Do të duhet të jemi më të rreptë dhe të mos lejojmë disa gjëra, ndihem i turpëruar si tifoz i Barcelonës”, shkruan telesport, transmeton Demokracia.com.

Joan Laporta donte t’iu kërkonte falje anëtarëve dhe tifozëve të Barçës për numrin e madh të tifozëve të Eintrachtit që mundën t’i blinin biletat jashtë kanaleve zyrtare të shitjes:

“Jam ndier në siklet me atë që pashë në tribuna, kërkoj falje, ka qenë shumë serioze. Jemi duke përpunuar të gjitha informacionet, do të japim shpjegime. Ajo që ndodhi sonte nuk është e zakonshme dhe nuk duhej të ndodhte, ne kemi studiuar arsyet dhe do të marrim dhe masa”.

Përveçse foli për polemikat me tifozët e Eintracht-it, Laporta u mërzit për eliminimin e të tijve nga “Europa League” dhe theksoi: “Nuk mund të dalim nga rruga, edhe humbja është pjesë e futbollit.

Nëse është një dështim, atëherë do të mësojmë nga gabimet tona. Kjo disfatë duhet të na bëjë të besojmë më shumë në idetë tona. Nuk kemi mundur të fitojmë, kemi humbur kualifikimin dhe duhet ta pranojmë: të gjithë jemi të trishtuar dhe të zemëruar, por duhet të vazhdojmë dhe të luftojmë për La Ligan”. /Demokracia.com

Të ngjashme