Sport
E bujshme tek Juventus: Zidane bashkë me Allegri-n dhe Topin e Artë
Demokracia
17:39 | 06 Janar 2023

Share:

Merkato e janarit sapo ka filluar, por shumë klube janë të projektuar që tani drejt sezonit të ardhshëm. Në këtë kuptim, një nga skuadrat më aktive është Juventus që, përveç dëshirës për t’u përforcuar në sesionin aktual të merkatos, ka nisur punën për të programuar atë të verës së ardhshme.

Pas probleme në kryesinë e klubit, presidenti i ri bardhezi, Gianluca Ferrero, ka në mend disa strategji për të rindërtuar Juventus-in e së ardhmes, duke nisur nga trajneri.

Sipas elnacional.cat, në fakt, ëndrra e presidentit të ri është Zinedine Zidane, aktualisht pa ekip. Ish-trajneri i Real Madrid është gjithmonë në mendimet e Zonjës së Vjetër, që mmmund ta marrë në Torino në fund të sezonit.

Nëse kjo ëndërr do të konkretizohet, për Massimiliano Allegri-n mund të happen dyert për një rol si drejtues. Në rast të një kalimit te bardhezinjtë të Zidane, Juventus mund të realizojë edhe një goditje tjetër të rëndësishme për sulmin. Flitet për Karim Benzema, Topi i Artë i Real Madrid.

Numri 9 i Los Blancos ka një marrëdhënie shumë të mirë me trajnerin francez, dhe ky mund të jetë një faktor i rëndësishëm për ta parë në kampionatin italian.

Pavarësisht se mungon akoma edhe shumë nga fundi i sezonit aktual, Juventus duket se është gati për të programuar të ardhmen, që mund të çojë te një rithemelim i rëndësishëm.

Ëndrra Zidane është më e gjallë se kurrë dhe nuk mund të përjashtohet që këto muaj mund të jenë të rëndësishëm për të arritur një marrëveshje. Juventus-i i ri është gati të marrë formë.

Të ngjashme