Lajme
E ashtuquajtura analiste nga Shqipëria dhe e afërt me LVV-në, shokon me deklaratën për ish-krerët e UÇK-së: Nuk do të dalin nga burgu!
Demokracia
22:58 | 23 Maj 2023

Share:

Një e vetëquajtur analiste nga Shqipëria, Alisa Braho, ka skandalizuar sonte opinionin kosovar me një deklaratë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Ajo ka thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk do të kthehen nga Haga dhe se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të kthehet më në pushtet.

Pasi e ka bërë këtë deklaratë Braho, e cila dikur ishte në lidhje me një eksponentë të Vetëvendosjes nga Shqipëria (emër i njohur për redaksinë), nuk ka guxuar të ballafaqohet me panelistët e tjerë në emisionin Pressing dhe e ka lëshuar studion.

“Nuk ju dalin nga burgu. PDK-ja nuk kthehet në pushtet. Natën e mirë, kaloni mirë”, ka thënë ajo dhe ka ikur nga studioja e T7. /Demokracia.com/

Të ngjashme