ShowBiz
E acaruar dhe provokuese: Egla nuk ndalet, hedh përtokë rrobat e banorëve
Demokracia
17:27 | 19 Prill 2024

Share:

Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë një shpërthim të ri.

Egla ka shkaktuar një situatë të pazakontë dhe të acaruar me banorët e tjerë, duke vepruar në një mënyrë që pak kush e priste.

Pas një serie mosmarrëveshjesh që prej fillimit të aventurës së saj në shtëpi, Eglës i është përkeqësuar akoma më shumë raporti me bashkëbanorët.

 

Ajo ka kapërcyer edhe njëherë kufijtë, kur është shfaqur në lavanderi dhe në një gjest të papritur, ka hedhur në tokë të gjitha rrobat që ndodheshin aty.

Ajo shihet teksa përhapte rrobat në dyshemenë e dhomës, duke i shpërndarë thuajse në çdo cep të saj.

 

Reagimet e banorëve nuk vonuan. Erjola u shfaq menjëherë e acaruar nga ky veprim, që padyshim e ka bërë të ndihet e provokuar.

Në anën tjetër, Graciano, gjithnjë i përpjekur për të qetësuar situatat, ka ndërhyrë duke marrë fajin mbi vete, në një përpjekje për të shuar debatin dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

Të ngjashme