Lajme
Dyshohet për vetëvrasje në Ferizaj
Demokracia
15:23 | 08 Shtator 2023

Share:

Një 29-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në një objekt banesor në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër , një person ,mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, kosovar,  dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, ka thënë ai.

Sipas tij, mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ndërsa, ekipe të policisë rajonale janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Të ngjashme