Lajme
Dy të vdekur e tre të lënduar nga sulmi rus në rajonin e Kharkiv
Demokracia
17:18 | 30 Dhjetor 2022

Share:

Më 30 dhjetor, trupat ruse bombarduan fshatin Katerynivka dhe qytetin Kupyansk në rajonin e Kharkiv, të paktën dy persona u vranë dhe tre u plagosën.

Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko raportoi për granatimet e Katerynivka.

“Okupatorët kanë sulmuar vendbanimin. Dy persona kanë vdekur, dy të tjerë janë lënduar. Shërbimet emergjente po punojnë në vendngjarje”, ka shkruar ai.

Përveç kësaj, qyteti i Kupyansk u sulmua rreth orës 13:00, shkruan Oleg Sinegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv.

Një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Rusët bombarduan qytetin e Kharkiv më 29 dhjetor, njoftoi kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, Para Vitit të Ri, ai u bëri thirrje banorëve të qytetit të mos festonin me fishekzjarre.

“Në oborr ka luftë, na mjaftojnë tingujt e shpërthimeve pa fishekzjarre. Nuk duhet t’i trembni fqinjët me fishekzjarre apo mjete të tjera piroteknike. Armiku ynë tashmë po bën shumë për të na prishur festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. Kështu që tani , kur Kharkiv është granatuar për disa ditë rresht, ju kërkoj që t’i trajtoni ata që janë përreth jush me më shumë kujdes dhe të mos rritni arsyet e shqetësimit të tyre”, ka shkruar ai.

Të ngjashme