Lajme
Dy të mitura që u zhdukën në Podujevë gjenden në një kafene në Prishtinë
Demokracia
08:59 | 11 Shkurt 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës i ka gjetur të premten dy të mitura të cilat ishin raportuar të zhdukura në Podujevë nga prindërit e tyre.

Sipas njoftimit të Policisë të shtunën, të miturat janë gjetur në orët e mbrëmjes në një kafene në Prishtinë.

PERSON I ZHDUKUR – GJETUR/Podujevë 10.02.2023 – 11:20.  Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Gjatë hetimit të rastit ora 23:30 njësiti policor, viktimat i ka gjetur në një kafiteri në Prishtinë së bashku me dy të dyshuar njëri prej tyre i mitur”, thuhet në raportin e PK-së.

Siaps Policisë viktimat janë kthyer në shtëpi, rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com

Të ngjashme