Lajme
Dy të lënduar në një aksident në Brod të Shtërpcës
Demokracia
19:28 | 14 Janar 2024

Share:

Të paktën dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Brod të Shtërpcës.

Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka deklaruar se pos të lënduarve ka edhe dëme materiale.

“Rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugor Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Veseli.

Ai gjithashtu ka njoftuar se njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti.

Të ngjashme