Lajme
Dy persona u lënduan në aksidentin në Kaçanik
Demokracia
13:15 | 11 Shtator 2022

Share:

Dy persona kanë marrë trajtim mjekësor si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Doganaj të Kaçanikut.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve, teksa të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 10:45 në aksin rrugor Shtërpcë- Fusha e Pajtimit, në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në dy automjetet lëndime trupore pësojnë dy persona të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve të aksidenteve po e heton këtë rast”, tha Veseli.

LEXO EDHE:

VIDEO| Aksident mes dy veturave në Kaçanik

Të ngjashme