Lajme
Dy nga tetë të aksidentuarit mbrëmë në Prishtinë, ende në QKUK
Demokracia
21:22 | 12 Nëntor 2022

Share:

Një aksident, me tetë të lënduar, ndodhi në Prishtinë, orët e para të së shtunës.

Kjo pasi vozitësi i veturës që po lëvizte nga lagjja Bregu i diellit në Prishtinë, drejtë Dardanisë, ndërroi mendje.

Kjo i shkaktoi me përplasje nga një veturë tjetër që po vinte nga rruga “Agim Ramadani”.

Të lënduarit u dërguan për tretman mjekësor në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare.

Gjashtë nga ta u liruan për në shtëpi, derisa dy të tjerë ende po marrin tretman në repartin e Ortopedisë. Shkak për këtë u bënë thyerjet e eshtrave nga përplasja e veturave.

Nga policia nuk treguan shkaqet e aksidentit, pasi siç thanë me gjetjen e tyre po merret njësia rajonale e trafikut.

Të ngjashme