Lajme
Dy meshkuj gjenden pa shenja jete në shtëpitë e tyre, njëri rast në Fushë Kosovë, tjetri në Istog
Demokracia
11:21 | 30 Maj 2023

Share:

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë dhe Istog të hënën.

Policia njofton se në Fushë Kosovë viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

“Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa, në Istog viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Istog 29.05.2023 – 02:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të dyja rastet janë iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Të ngjashme