Sport
Dy lojtarë në shitje dhe një largim i mundshëm – zbulohet plani i transferimeve të Chelseat në janar
Demokracia
12:46 | 28 Nëntor 2023

Share:

Klubi anglez, Chelsea ka përpiluar tashmë planin e afatit kalimtar të janarit, ku synon së paku dy shitje për të mbledhur fonde për blerje të reja.

Sipas mediumit The Telegraph, Chelsea po planifikon të shtojë në janar edhe dy ose tre lojtarë në skuadrën e Mauricio Pochettinos.

Megjithatë, ata nuk duan një përsëritje të sezonit të kaluar, kur Graham Potter kishte shumë lojtarë. Pra, Blutë do të operojnë mbi bazën shit-një-blej-një.

Dy lojtarët që janë aktualisht në shitje janë Malang Sarr dhe Trevoh Chalobah. Chelsea do të dëgjojë gjithashtu ofertat edhe për Ian Maatsen.

Një muaj interesant e pret edhe mesfushorin anglez, Conor Gallagher.

Pochettino dëshiron që klubi t’i ofrojë atij një marrëveshje të re dhe vetë mesfushori do të dëshironte të qëndronte.

Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjatë është një ‘dyshim’.

Për më tepër, Armando Broja dhe Noni Madueke mund të ‘mendojnë të ardhmen e tyre’, pas kohës së kufizuar të lojës.

Sa i përket nënshkrimeve të reja, klubi është në kërkim të një sulmuesi dhe një mbrojtësi të ri.

Të ngjashme