Sport
“Dy koka derri para derës së shtëpisë”, kërcënohet presidenti i klubit të Serie A
Demokracia
16:31 | 12 Korrik 2022

Share:

Mesazhe kërcënuese për avokatin Saverio Damiani, i cili mban edhe postin e presidentit të klubit të Lecces në Serinë A.

Një kokë derri në shtëpinë e tij dhe një tjetër në derën e zyrës së studios ligjore, si një një shënim kërcënues, kanë tronditur jo pak drejtuesin e klubit jugor.

Sipas SuperSport menjëherë është njoftuar policia e Lecces, që po merret me rastin, teksa raportohet se kokat e derrit ishin ende të gjakosura e të sapo-therura, ndërsa përmbajtja e letrës kërcënuese nuk është bërë e ditur ende.

Klubi i Lecces siguroi ngjitjen në Serinë A sezonin që kaloi dhe do të bëjë debutimin pikërisht në shtëpi, përballë nën-kampionëve të Italisë, Interit.

Të ngjashme