Lajme
Dy grupe të armatosura ruse brenda Ukrainës sulmojnë Belgorod dhe Kursk
Demokracia
14:26 | 12 Mars 2024

Share:

Të paktën dy grupe të armatosura me bazë në Ukrainë, që pretendojnë se përbëhen nga rusë që janë kundër Kremlinit, nisën një sulm në kufirin perëndimor rus të martën, sipas faqeve të tyre në rrjete sociale.

Legjioni “Liria e Rusisë” dhe Legjioni Siberian njoftuan në faqet e tyre në rrjetin “Telegram” se ata kishin nisur sulme në Rusi nga Ukraina.

“Ne do ta marrim tokën tonë nga regjimi centimetër për centimetër”, thuhet në mesazhin e Legjionit “Liria e Rusisë” në “Telegram”.

Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i rajonit të Kursk, Roman Starovoit, sipas të cilit Ukraina po bombardon aktualisht fshatin Tyotkino, në rrethin Glushkiv.

Rusia i konsideron të dy grupet si ‘kukulla të ushtrisë ukrainase dhe të CIA-s, e cila sipas Moskës po përpiqet të nxisë kaos në Rusi.

Andriy Yusov, një zëdhënës i inteligjencës ushtarake ukrainase, tha se grupet po kryenin operacionin në territorin rus pavarësisht nga udhëzimet nga komanda ukrainase.

Sipas Yusov, një grup i tretë, Korpusi Vullnetar Rus, po merr pjesë në operacion.

Të ngjashme