Sport
Dy golat vendosin epilogun e pjesës së parë në derbin Liverpool – Manchester United
Demokracia
21:47 | 19 Prill 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin anglez midis Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për xhiron e 30-të në Premierligë.

“Të Kuqtë” kanë avancuar me rezultat 2:0 ndaj “Djajve” në pjesën e parë në stadiumin “Anfield Road”, shkruan Demokracia.com.

Po rrjedhte vetëm minuta e pestë e takimit kur Luis Diaz realizoi me ndihmën e Salah që asistoi te goli i parë.

Ky i fundit 17 minuta vonë konkretizoi me gol një asistim maestral nga Sadio Mane për t’i dhënë komoditetin ekipit vendas.

Bazuar në statistika, Liverpooli ishte bindshëm skuadër më e mirë në këtë fraksion të parë, duke dominuar në posedim të topit e gjithçka tjetër.

Man United nuk e kishte asnjë goditje në portë për gjatë 45 minutave të para./Demokracia.com/

Të ngjashme