Lajme
Dy ditë pasi i la pa Trust, Kusari-Lila “kujdeset” për qytetarët: Vlone ujin para se ta pini
Demokracia
14:22 | 21 Janar 2023

Share:

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila u ka bërë thirrje qytetarëve që ta vlojnë ujin, para se ta konsumojnë.

Kusari-Lila nëpërmjet në postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftua se të gjitha institucionet e nivelit qendror dhe lokal po bashkërendojnë veprimet për të sanuar dëmet dhe për të parandaluar më të keqen.

“Përveç zonave të prekura direkt nga vërshimet, edhe zonat e paprekura direkt, po ndikohen pasi sasia e ujit në liqenet natyrale dhe artificiale, prej të cilave furnizohemi me ujin e pijes, është rritur shumë dhe kapacitetet për pastrimin dhe filtrimin e ujit janë të pamjaftueshme. Aktualisht, për t’u pirë, UJI DUHET VLUAR!”, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë i Kusari-Lilës, pa ndërhyrje:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Gjendja e rënduar me vërshimet e ditëve të fundit kërkon angazhimin dhe mobilizimin e të gjitha niveleve institucionale në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet.

Aktualisht, të gjitha insitucionet e nivelit qendror dhe lokal po bashkërendojnë veprimet për të sanuar dëmet dhe për të parandaluar më të keqen.

Pjesë e veprimit tonë individual dhe institucional është edhe informimi i drejtë dhe i saktë.

Përveq zonave të prekura direkt nga vërshimet, edhe zonat e paprekura direkt, po ndikohen pasi sasia e ujit në liqenet natyrale dhe artificiale, prej të cilave furnizohemi me ujin e pijes, është rritur shumë dhe kapacitetet për pastrimin dhe filtrimin e ujit janë të pamjaftueshme.

Andaj, për të evituar pasojat e ndikimeve negative në shëndetin publik, ju apeloj të përcjellni njoftimet e Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me përdorimin e ujit të pijës.

Aktualisht, për t’u pirë, UJI DUHET VLUAR!

Për më saktë, lexoni njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të bashkangjitur më poshtë!

Të ngjashme