Lajme
Dy burra u gjetën të vdekur dje në rrugët e Prishtinës
Demokracia
10:26 | 28 Mars 2024

Share:

Dy raste të personave të vdekur në rrugë janë raportuar dje në Prishtinë.

Në mëngjes një grua lajmëroi policinë se ka parë një burrë të shtrirë në rrugë. . Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

“Prishtinë / 27.03.2024-06:40. Një femër kosovare ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në mesditë, u raportua për një burrë tjetër të shtrirë në rrugë e ku ekipi mjekësor më pas ka konstatuar vdekjen e tij.

“Prishtinë/ 27.03.2024-13:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për këto vdekj

Të ngjashme