Intervista
Duraku: Kurdisjet dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit, FFK t’i godas klubet e përfshira
Demokracia
11:20 | 21 Prill 2024

Share:

Kurdisjet që tashmë janë të konfirmuara në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, përkatësisht në ndeshje Ulpiana-Vëllaznimi, po konsiderohet ta kenë goditur mjaftë rëndë imazhin e futbollit kosovar.

Kështu ka konsideruar trajneri, Fahredin Duraku, i cili në një intervistë për KosovaPress, ka tërhequr vëmendjen se kjo situatë është edhe nën vëzhgimin e organeve të UEFA-së dhe mund të sjellë pasoja të mëdha.

“Këto trukimet në Ligën e Parë të grupit B mes ndeshjes Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit, është një imazh i keq për futbollin tonë kosovar. Pse e them këtë, do të thotë të gjithë jemi nën përcjelljen e njerëzve të mëdhenj të cilët janë kompetent nga UEFA për këto trukime të mëdha, pa marrë parasysh në ligën tonë apo në ligat tjera evropiane dhe mendoj që nuk është mirë dhe imazhi i futbollit tonë automatikisht e ka një hije negative dhe nuk duhet të ndodhin këto gjëra”, ka thënë fillimisht Duraku. Ai i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që të tregohet e pakompromis ndaj klubeve që bëjnë trukime të rezultateve, në mënyrë që edhe klubet tjera në të ardhmen të mos përgatisin skenarë të tilla.

Derisa Liga e Parë është prekur nga trukimet, Superliga nga ana tjetër është arenë e përplasjes mes drejtuesve të disa klubeve dhe gjyqtarëve. Këta të fundit në shumë raste po akuzohen për ndikim direkt në rezultat me vendimet e tyre që konsiderohen të gabuara. Për të dal nga kjo situatë, Duraku i rekomandon FFK-së, që ta ndryshojë mënyrën e përzgjedhjes se gjyqtarëve për ndeshjet e Superligës së Kosovës.

Krejt në fund, Duraku ka folur edhe për luftën për titull të kampionit, garë në të cilën ai i jep përparësi kampion në fuqi, Ballkanit. Në lidhje me skandalin e kurdisjeve ka reaguar edhe presidenti i FFK-së Agim Ademi i cili ka thënë për KosovaPress se FFK nuk do të lejojë gjëra ta tilla në futboll që e dëmtojnë këtë sport.

Duraku: Kurdisjet dëmtojnë rëndë imazhin e futbollit, FFK t’i godas klubet e përfshira

Posted by KosovaPress on Sunday, April 21, 2024

Të ngjashme