Sport
Dukagjini nis stërvitjet, prezanton “aksidentalisht” ish-sulmuesin e Prishtinës
Demokracia
17:09 | 04 Janar 2023

Share:

Dukagjini ka nisur sot përgatitjet për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra nga Klina ka mbajtur stërvitjen e parë në stadiumin ndihmës.

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar pamjet e seancës stërvitore të udhëhequr edhe nga kryetrajneri Dallku.

Në fotografitë e publikuara, Dukagjini e ka prezantuar “aksidentalisht” ish-sulmuesin e Prishtinës, Marclei Cesar Santos, raporton Demokracia.com.

Burime brenda klubit të Dukagjinit i kanë thënë Demokracia.com se Santos karrierën do ta vazhdojë në “18 Qershori”, ndonëse ende klubi nuk e ka zyrtarizuar.

Gjatë të mërkurës (sot), Demokracia.com raportoi ekskluzivisht se Dukagjini ka siguruar shërbimet e futbollistit Faton Neziri.

LEXO EDHE:

Ekskluzive: Dukagjini nis përforcimet, siguron shërbimet e futbollistit kosovar

Dukagjini pas stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës renditet i pesti me 22 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme