Sport
Ekskluzive: Dukagjini nis përforcimet, siguron shërbimet e futbollistit kosovar
Demokracia
15:19 | 04 Janar 2023

Share:

Në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror, Dukagjini i Klinës do të freskojë ekipin edhe me disa futbollistë të rinj të cilët do t’i transferojë këtë merkato të dimrit.

Klubi nga Klina ka siguruar transferimin e parë. Bëhet fjalë për futbollistin Faton Neziri i cili i është bashkuar skuadrës nga “18 Qershori”.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht për Demokracia.com nga burime brenda klubit.

Neziri luan në rolin e mbrojtësit të majtë dhe do të jetë një “armë” shtesë për kryetrajnerin Armend Dallku në rrugëtimin e tyre drejt objektivave të klubit.

21-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërsa më parë karrierë ka bërë edhe tek Istogu.

“Hithat” nuk do të qëndrojnë “duarkryq” vetëm më këtë përforcim. Burime brenda klubit i kanë thënë portalit se deri në fund të afatit kalimtar ata do të sjellin edhe disa emra të njohur të futbollit në Kosovë.

Dukagjini pas stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës renditet i pesti me 22 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme