Sport
Dukagjini – Llapi dhe Trepça ’89 – Ballkani, mbyllen pjesët e para me këto rezultate
Demokracia
13:50 | 23 Shkurt 2023

Share:

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi ka mbyllur fraksionin e parë me avantazh 0:1 kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Demokracia.com.

Festim Alidema ishte autor i golit të vetëm i minutës së 12-të në 45 minutat e para të lojës.

Për dallim nga ndeshja në Klinë, në takimin tjetër ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ballkanit pjesa e parë ka përfunduar pa gola 0:0.

Takimi midis 89-shit dhe Ballkanit po luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë./Demokracia.com/

Të ngjashme