Sport
Dukagjini i fortë për skuadrën ukrainase në miqësore
Demokracia
17:14 | 24 Janar 2023

Share:

Dukagjini ka shënuar fitore në ndeshjen e radhës miqësore të zhvilluar në Antalia të Turqisë kundër skuadrës nga Ukraina, Vorskla.

“Hithat” triumfuan 1:2 ndaj ekipit që bën gara në Superligën e Ukrainës, shkruan Demokracia.com.

Edhe ne këtë takim janë aktivizuar shumica e futbollistëve duke treguar një paraqitje të mirë, bën të ditur faqja zyrtare e klubit.

Gjatë këtij qëndrimi ne Turqi, Dukagjini do të zhvilojë edhe një ndeshje tjetër miqësore për te cilën klubi njofton më vonë./Demokracia.com/

Të ngjashme