Sport
Dukagjini e befason Ballkanin, Prishtina tregon forcën ndaj Llapit, Gjilani e mund 89-shin
Demokracia
14:58 | 26 Shkurt 2023

Share:

Kanë përfunduar tri përballjet e fundit të javës së 22-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka barazuar 1:1 me Dukagjinin në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan Demokracia.com.

Kampionët në fuqi u gjendën në disavantazh në minutën e 18-të kur Oto John realizoi për Dukagjini.

Lojtari më në formë kohëve të fundit për suharekasit, Albion Rrahmani barazoi rezultatin në minutën e 55-të dhe njëherit vulosi epilogun final.

Prishtina e Ismet Munishit në anën tjetër ka shënuar fitore të madhe në Podujevë kundër Llapit me rezultat 0:2.

Albin Prapashtica ndëshkoi llapjanët në minutën e 41-të, ndërkohë në minutën e dytë shtesë të fraksionit të parë Krasniqi shënoi golin e qetësisë. Në pjesën e dytë gola nuk pati dhe pikët e plota i mori skuadra kryeqytetase.

Fitore veçse minimale ka marrë edhe skuadra e Gjilanit. Ekipi “kuqebardhë” fitoi 1:0 kundër Trepçës ’89 në stadiumin ndihmës në Gjilan.

Albert Dabiqaj ishte autor i golit të fitores për vendasit./Demokracia.com/

Të ngjashme