Lajme
Dukagjin Popovci emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës
Demokracia
11:29 | 06 Prill 2021

Share:

Dukagjin Pupovci është emëruar zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës, gjatë ditës së djeshme.

Kështu ka bërë të ditur Qendra për Arsim të Kosovës (KEC), nëpërmjet një njoftimi në të cilin thuhet se Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përcjell Demokracia.com.

“Dje, më 5 prill 2021, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e z. Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim. Prej sot,  Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plot i KEC, pa ndërhyrje:

Dje, më 5 prill 2021, gjatë mbledhjes së Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) është aprovuar dorëheqja e z. Dukagjin Pupovci nga pozita e drejtorit ekzekutiv të KEC, pozitë në të cilën ai shërbeu për 21 vite me radhë, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim.

Prej sot, z. Pupovci do të vazhdoj të ofrojë kontributin e tij në avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë, në cilësinë e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Me këtë rast, Bordi ka emëruar si ushtrues detyre të drejtorit ekzekutiv kolegun tonë z. Petrit Tahiri, i cili tash e 15 vite është pjesë e KEC dhe i cili është njohës shumë i mirë i fushës së arsimit.

KEC falënderon z. Pupovci për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe avancimin e organizatës dhe njëkohësisht i uron shëndet dhe suksese në rrugëtimin e ri!/Demokracia.com/

Të ngjashme