ShowBiz
Duka dhe Dukesha e Sussex në intervistë me Oprah Winfrey: Ne kemi bërë gjithçka për të qëndruar në pallat
Demokracia
14:04 | 08 Mars 2021

Share:

Dukesha e Sussex për pallatin mbretëror në Britani: Më thanë të heshtja, nuk më mbrojtën nga mediat dhe nuk më ndihmuan kur nuk doja të jetoja më.

Të dielën mbrëma është transmetuar intervista e gjatë dy orëshe e Meghan Markle dhe princ Harryt me Oprah Winfrey, shkruan Demokracia.com.

E transmetuar në kanalin CBS kjo intervistë i kushtoi transmetuesit plot gjashtë millionë euro.

Meghan Markle dhe princ Harry në intervistën e tyre shpalosën shumë gjëra, duke filluar nga mohimi i të drejtës për t’u shprehur, akuzat e bëra ndaj Meghan,mendimin për të mos jetuar më e deri te zhvendosja e tyre në Kaliforni.

Meghan Markle më 14 shkurt bëri të ditur se ishte shtatzënë për herë të dytë. Në intervistë ata zbuluan se janë në pritje të një vajze, dhe se janë shumë te lumtur për këtë. Madje duka dhe dukesha treguan se nuk mendojnë të bëjnë më fëmijë.

Ajo gjithashtu tha se e respekton shumë mbretëreshën Elizabetë, dhe se i dukej si gjyshja e saj sepse ajo ishte shumë e kujdesshme me të.

“Ne e respektojmë shumë atë. Ekziston familja mbretërore dhe ka njerëz që drejtojnë institucionin, ato janë dy gjëra të ndara dhe është është e rëndësishme të jesh në gjendje t’i ndash sepse mbretëresha ka qenë gjithmonë e mrekullueshme me mua”, shtoi Meghan.

Por, kjo nuk e ndaloi ish-aktoren amerikane të sulmonte Pallatin Buckingham duke evokuar gjithashtu akuza për racizëm.

“Në muajt e parë kur isha shtatzënë me djalin tim, Archie ata na thanë se ai nuk do të kishte të drejtë për asnjë titull mbretëror dhe siguria për të nuk do të ishte e garantuar. Kishte edhe shqetësime dhe biseda rreth asaj se sa e errët ​​do të ishte lëkura e tij kur të lindte”, theksoi ajo pa i specifikuar personat.

Dhe kjo i kishte shtyrë ata që të mos pranojnë asnjë titull mbretërorë për djalin e tyre.

Meghan pranoi se kishte hyrë në shtëpinë mbretërore, për të cilën ajo dinte pak ose aspak.

”Por, pasi u martuam gjithçka filloi të përkeqësohej. Unë nuk isha e mbrojtur. Në të vërtetë ata ishin të gatshëm të gënjenin në emrin tim në mënyrë që të mbronin të gjithë anëtarët e tjerë të familjes”, tha Meghan.

“Problemet filluan menjëherë. Gazetat më akuzuan se kam bërë të qaj kunatën time, Kate. Në realitet ishte e kundërta. Isha unë ajo që qava dhe ajo madje kërkoi falje duke më dërguar lule dhe një kartolinë. Kur historia u bë publike, Kate kurrë nuk e mohoi atë. Që atëherë isha viktimë e një fushatë autentike denigrimi dhe aludimesh racore në shtyp. Ata e kthyen rrezikun e përgjithshëm në kërcënim me vdekje”, shtoi Meghan.

“U ndjeva dëshpërimisht e vetme dhe e braktisur. Unë nuk doja të jetoja më sepse mendoja se kjo do të zgjidhte gjithçka”, u shpreh ajo duke denoncuar se ”ata i mohuan ndihmën e saj psikologjike për të shmangur sikletin”.

“Nuk është se ne u larguam për mungesë të mbështetjes dhe mirëkuptimit. E kuptova që duhej të largoheshim sepse Meghan ishte shumë keq. Nuk mund ta lejoja historinë të përsëritej”, tha princi Harry duke iu referuar fatit të trishtuar të nënës së tij, princeshës Diana.

Harry më vonë rrëfeu se ishte bllokuar pa dijeni nga pjesa tjetër e familjes si nga babai, ashtu edhe nga i vëllai.

Shënimin më të hidhur Harry ia adreson babait, i cili nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike pas vendimit të çiftit për t’u larguar.

“Unë jam i zhgënjyer sepse ai ka kaluar diçka si kjo”, shtoi ai.

Por ai tha se do të vazhdojë përpjekjet për të rregulluar mardhëniet me babanë, pasi ata kanë qenë gjithmonë të lidhur.

Ndonëse raportet me babanë i janë keqësuar ai tha se me gjyshen e tij, pra mbretëreshën Elizabetë, janë më të lidhur se asnjëherë më parë.

Ai konfirmon se familja e tij i ka ndërprerë ndihmat financiare për të dhe u shpreh se jeton me të ardhurat qe i ka lënë nëna e tij dhe të ardhurat nga kompanitë Netflix dhe Spotify.

“Ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar në shtëpinë mbretërore”, thanë  të dy. /Demokracia.com/

Të ngjashme