ShowBiz
Duhej të luanin skena filmike – banorët shkaktojnë të qeshura me sfidën e kapitenit që u mundësua nga ‘Cinestar’
Demokracia
18:44 | 21 Janar 2024

Share:

Sfida e kapitenit në Big Brother VIP Kosova 2 këtë herë është mundësuar nga ‘Cinestar’.

Në pjesën e parë, konkurrentët u sfiduan me imitimin e disa prej skenave të filmave.

Ata janë përzgjedhur nga ‘Vëllai i Madh’, ku në fillim e kanë shikuar skenën e personazhet, e më pas kanë bërë veprimet e tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Faza e dytë ndërkohë ka qenë në formë të kuizit me pyetje rreth botës së filmave.

Banori/ja që kishte më shumë përgjigje të sakta do të zgjidhej kapiteni i javës.

Sfidën me sukses siç iu kumtua lajmi e fitoi Lumbardh Salihu, i cili njëherësh u zgjodh edhe kapiten i javës.

Kjo sfidë e ‘Cinestar’ i argëtoi jashtëzakonisht banorët, ku gjatë realizimit shkaktuan edhe të qeshura te publiku.

Të ngjashme
ShowBiz • 02 Maj 2024