Sport
Duel për mbijetesë mes Ferizajt dhe Malishevës, formacionet zyrtare
Demokracia
14:36 | 22 Prill 2023

Share:

Ferizja dhe Malisheva do të përballen me njëra tjetrën në kuadër të xhiros së 30-të në Albi Mall Superligë.

Ky duel vlen shumë për të dyja skuadrat, pasi janë duke kërkuar mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

Aktualisht Ferizaj ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 31 pikë, një më shumë se Malisheva që ndodhet një pozitë më poshtë.

Fitorja vlen shumë si për vendasit ashtu edhe për mysafirët dhe kësisoj pritet një duel i zjarrtë në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Formacionet zyrtare:

Ferizaj: Jovanovski, Gligorov, Bardhi, Mecinovic, Avdulli, Ramusa, Shabani, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic.

Malisheva: Gashi, Tolaj, Bihorac, Kryeziu, Veliu, Bruti, Maliqi, Vitija, Sobowale, Gavazaj, Hajdari.

Të ngjashme