Sport
Duel i “nxehtë” në Olimpico: Lazio dhe Milani në kërkim të fitores, formacionet zyrtare
Demokracia
19:50 | 24 Prill 2022

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së javës së 34-të në Serie A mes Lazios dhe Milanit.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes në elitën e futbollit italian është në stadiumin “Olimpico” në Romë e cila do të jetë vendtakim i kësaj sfide, shkruan Demokracia.com.

Fitoren e duan me çdo kusht dyja skuadrat të cilat po luftojnë për t’i arritur objektivat e tyre në fund të edicionit.

Lazio është në vendin e 6-të me 56 pikë, ndërsa Milani ka 71 pikë në vendin e dytë, vetëm një më pak se Interi lider.

Ndeshja në kryeqendrën italiane nis nga ora 20:45.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAZIO: Strakosha, Lazzari, Patric, Acerbi, Radu, Milinkoviq-Saviq, Leiva, Luis Alberto, Anderson, Immobile, Zaccagni.

MILAN: Maignan, Calabria, Kalulu, Tomori, Hernande, Kessie, Tonali, Messias, Diaz, Leao, Giroud./Demokracia.com/

Të ngjashme