Lajme
Duda Baljen e nervozon Parada e Krenarisë: S’ka martesë përveç mes burrit e gruas
Demokracia
17:42 | 09 Qershor 2022

Share:

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka reaguar sërish kundër martesave mes gjinive të njëjta.

Balje përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, në ditën kur është mbajtur Parada e Krenarisë, ka thënë se familja ndërtohet nga burri e gruaja.

Sipas saj, çdo gjë jashtë kësaj, nuk është familje, përcjell Demokracia.com.

“Cdo gje jashte kesaj nuk eshte familje dhe cdo gje jashte jetes se burrit dhe gruas nuk eshte MARTESA, quajini si te doni ndryshe por martesa dhe familja JO!”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

NE EMER TE FAMILJES

Familja është qeliza bazë shoqërore dhe si një nga grupet shoqërore më komplekse, më të vjetra dhe më të qëndrueshme.

Familja është një grup biologjik dhe edukativ. Është përmbajtja e tij themelore sociale që nga fillimi e deri në kohët moderne.

Funksioni biologjik i familjes pasqyrohet në bashkëjetesën e burrit dhe gruas, plotësimin e nevojave emocionale, riprodhimin, d.m.th. në lindjen dhe rritjen e një brezi të ri, pra zgjatjen e llojit njerëzor.

Cdo gje jashte kesaj nuk eshte familje dhe cdo gje jashte jetes se burrit dhe gruas nuk eshte MARTESA, quajini si te doni ndryshe por martesa dhe familja JO!./Demokracia.com/

Të ngjashme