Lajme
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë me Agjencinë për Mbrojtjen e te dhënave Personale në Kroaci
Demokracia
18:56 | 23 Maj 2024

Share:

Memorandumi i bashkëpunimit mes dy autoriteteve, mundëson shkëmbimin e informacionit mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kroaci për praktikat më të mira mbi zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku dhe Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale në Kroaci, Zdravko Vukic kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve
Aktiviteti u organizua me mbështetjen e Community Development Fund – CDF, zbatuar nga Organizata Jo-Qeveritare, Lëvizja FOL, në kuadër të vizitës studimore në Agjencinë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në të cilën po marrin pjesë Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dermaku, Drejtorja e Përgjithshme e AIP-së, znj. Lumnije Demi, Drejtorja e Lëvizjes FOL znj. Mexhide Demolli-Nimani dhe Menaxherja e Programeve në FOL znj. Nora Bajrami.
Memorandumi i bashkëpunimit mes dy autoriteteve, mundëson shkëmbimin e informatave mes Agjencisë për Informim dhe Privatësi në Kosovë dhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Kroaci për praktikat më të mira mbi zbatimin e standardeve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.
Duke pranuar se mbrojtja e të dhënave personale siguron respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, veçanërisht të drejtën për privatësi dhe mosndërhyrje në jetën personale, duke aplikuar standarde të larta ndërkombëtare, Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva- Dermaku dhe Drejtori i Autoritetit kroat për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Zdravko Vukic u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë në shkëmbimin e ekspertëve, programe trajnimi dhe vizita sudimore, fushata ndërgjegjësimi dhe aktivitete të tjera me interes të përbashkët.

Vizita studimore në Kroaci është fokusuar në shkëmbimin e përvojave me autoritetin kroat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe menaxhimin i rasteve specifike përfshirë praktikat e mira në zbatim të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).


iv>

Të ngjashme